Navalny në seancën gjyqësore: Kërkoj të lirohem

schedule15:30 - 2 Shkurt, 2021

schedule 15:30 - 2 Shkurt, 2021

Në seancën dëgjimore kundër tij, Alexey Navalny ka kërkuar lirimin e tij dhe për të gjithë të burgosurit politikë.

“Unë kërkoj lirimin e menjëhershëm për mua dhe për të gjithë të burgosurit politikë”, është shprehur ai.

Lexo edhe: Seanca për Navalny-n, arrestohen 100 protestues pranë gjykatës

Ndërkohë Gjykata e Moskës duhet të vendosë nëse do të ulë dënimin me kusht. Gjithashtu në sallën e gjyqit ai sulmoi Vladimir Putin duke u shprehur se ai do të futet në histori si njeriu që e ka helmuar.

“Ai do të hyjë në histori si helmues. Kemi treguar se ishte ai që e kreu sulmin”, është shprehur ai.

Kujtojmë se 44-vjeçari e arrestua menjëherë pas kthimit të tij nga Gjermania në mes të janarit. Ai më parë po shërohej në Republikën Federale nga pasojat e një helmimi në Siberi, për të cilën ai fajëson Presidentin rus Vladimir Putin. Autoritetet e akuzojnë atë se nuk është paraqitur në polici dy herë në muaj gjatë kësaj kohe.

Navalny e dënuan fillimisht me 30 ditë burg me procedurë të përshpejtuar. Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë kundër arrestimit të tij gjatë fundjavave të kaluara në të gjithë Rusinë. Policia ndërhyri me shumë ashpërsi dhe mori vetëm të dielën në paraburgim më shumë se 5100 pjesëmarrës të manifestimit, siç informoi portali i të drejtave të njeriut OËD-Info.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!