Alexey Navalny do të qëndrojë në izolim edhe për 15 ditë të tjera, sipas zëdhënëses së tij Kira Yarmysh.
“Kjo është hera e 14-të që dërgohet në izolim. Ai tani do të kalojë gjithsej 158 ditë atje. Normalisht, pasi ka kryer një mandat në SHIZO [në izolim], një i dënuar lirohet për të paktën një natë, por për Alexey nuk ishte kështu. I është caktuar një mandat i ri pa u liruar fare nga qelia e dënimit,” tha ajo në një mesazh në Twitter.
“Dje, pasi mbaruan edhe 15 ditë të tjera në qelinë e izolimit, u futa menjëherë në të njëjtën qeli SHIZO nr. 11. Normalisht, pas 15 ditësh në SHIZO, i burgosuri duhet të kalojë të paktën një ditë në një qeli të rregullt përpara se të kalojë 15 ditë të tjera në izolim.
Kështu që unë e kam thyer sistemin, megjithëse jo në mënyrën që kisha shpresuar,” shkroi kritiku i Kremlinit, Navalny.
Навальный:
Они выдвинули абсурдные обвинения, по которым мне грозит 30 лет колонии. Следователь Видюков вчера сказал, что из этого дела отдельно выделено террористическое дело о том, что я, сидя в тюрьме, совершаю теракты. И по этом делу меня будет судить отдельно военный суд
— Команда Навального (@teamnavalny) April 26, 2023
Ekipi i kritikut të Kremlinit thotë se ai po përballet me akuza të reja penale për të cilat mund të dënohet me 30 vite burg. Kritiku i Kremlinit aktualisht është duke vuajtur dënimin prej 11 vitesh e gjysmë me akuza që përfshijnë mashtrimin dhe përbuzjen e gjykatës, të cilat grupet e të drejtave të njeriut thonë se u bënë vetëm për t’i mbyllur gojën atij.
Në gusht të v2020, Navalny u helmua me agjentin nervor Novichok dhe u shtrua në spital në gjendje kritike. Kremlini mohoi akuzat se ishte përpjekur ta vriste, megjithëse ai fajësoi Putinin për sulmin.
Ai u burgos në vitin 2021 kur u kthye në Rusi pasi u largua nga Gjermania. Hetuesit rusë kanë akuzuar mbështetësit e Navalnyt për vrasjen e Vladlen Tatarsky, një bloger ushtarak rus dhe mbështetës i ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë, i cili u vra nga një bombë në Shën Petersburg.
Aleatët e Navalny-t kanë mohuar çdo përfshirje. Hetuesit rusë kanë thënë gjithashtu se 11 persona janë shtuar në listën e të kërkuarve ndërkombëtare, për një rast që lidhet me Navalny.
/abcnews.al