Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, tha se ai është futur menjëherë në një qeli izolimi, pasi përfundoi karantinimin në burgun e ashtuquajtur “Ujku polar” në rajonin rus të Arktikut, ku u transferua muajin e kaluar.
Përmes disa postimeve në X, që më herët njihej si Twitter, Navalny tha më 9 janar se rojet e burgut morën vendim që “i dënuari Navalny refuzoi të prezantohej sipas formatit nuk iu përgjigj punës edukuese dhe nuk nxori përfundimet e duhura për veten” dhe prandaj ai duhet të kalojë shtatë ditë në izolim.
Navalny shtoi se për dallim nga qelia normale, ku të burgosurve u lejohet të dalin të ecin jashtë qelisë pasdite dhe jashtë kur është koha e mirë, të burgosurit që janë në izolim mund të dalin për ecje në orën 6 e 30 të mëngjesit. Burgu gjendet në një pjesë të botës ku temperaturat arrijnë në -45 gradë Celsius apo edhe më shumë.