Nava: U trembën kur u thashë se jam italian, tifozët si amerikano-latin

schedule10:45 - 14 Mars, 2020

schedule 10:45 - 14 Mars, 2020

Giacoma Nava në janar pranoi ofertën e Llapit në janar dhe po përjeton një eksperiencë të re në Kosovë. Po tenton të mësojë shqipen, që ka 36 shkronja dhe për të nuk është e lehtë. Gjithsesi e ndihmon fakti që në mbrojtje ka lojtarë nga Shqipëria, të cilët e kuptojnë italishten. Momentalisht ka mësuar “e imja” dhe “dil”, që i duhen shumë në mbrojte të katërkëndëshit.

Vlerësimi për kampionatin dardan është pozitiv dhe italianit Nava diçka i bën përshtypje: “Niveli teknik është i mirë, mbi të gjitha kur sheh lojtarët e sulmit. Të gjithë luajnë futboll sulmues, gjë që mua më pëlqen. Javën e shkuar fituam me vendin e dytë në renditje dhe dy minuta nga fundi vazhdonim të sulmonim të shënonim edhe një tjetër gol. Dhe unë po bërtisja…”.

 

JETA NË DARDANI – “Jetoj në Prishtinë dhe fushën e kemi 25 kilometra larg. Paguaj vetëm 200 euro për qiranë, kurse për të prerë flokët 1.5 euro. Mesatarisht paga e një lojtari është 3500 euro dhe futbolli luan një rol të rëndësishëm këtu”, rrëfen italiani, i cili më tej flet edhe për pasionin e tifozëve. “Në stadiume nuk ka dhunë, kurse pasioni është njëlloj si në Amerikën e Jugut. Kemi 6 mijë njerëz që vijnë të na shohin”.

 

EPISODI NË RESTORANT– Sikurse dihet, në Itali Coronavirusi bën kërdinë dhe Nava zbulon se çfarë i ka ndodhur në një restorant së fundmi. “Të enjten në mbrëmje isha në një restorant për të ngrënë. U ktheva brenda për shkak se nuk po gjeja çelësat e makinës dhe më pyetën nga isha kur kërkova ndihmë.

Kur u thashë se isha italian, pashë në fytyrën e tyre terrorin që përjetuan. Edhe pse maskat ende nuk kanë nisur të shihen, ata janë të kujdesshëm dhe përdorin doreza. Një pandemi në këtë vend do të ishte shkatërruese për ekonominë, që tani ka nisur të rimëkëmbet”, shprehet Nava, në intervistën e dhënë për “GianlucaDiMarzion.com”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!