“NATO nuk është gati të anëtarësojë Kosovën”, ekspertja: Shtete të ndryshme të aleancës kanë interesa në Ballkan

schedule22:09 - 8 Korrik, 2024

schedule 22:09 - 8 Korrik, 2024

Ekspertja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Erika Abazi thotë se NATO nuk është gati të anëtarësojë Kosovën.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Abazi u shpreh se shtete të ndryshme të NATO-s kanë interesa në Ballkan dhe janë të ndarë.

“Mendoj që këto problematika janë shumë të komplikuara dhe për momentin NATO nuk është gati të marrë Kosovën. Faktikisht, aleancat siç kanë qenë më përpara. Shtete të ndryshme të NATO-s kanë interesa në Ballkan dhe janë të ndarë. Franca do kërkonte garanci që të kishte ekuilibër në rajon. Anglia dhe SHBA mund të ishin pozitivisht për anëtarësimin, por duhet të reuajnë ekulibrin mes vendeve të NATO-s. Këta anëtarë duhet të bien darkod, interesat negociohen në interesa të mëdha”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!