Nations League/ Spanja përballet me Italinë, Kroacia i pret në finale

schedule09:50 - 15 Qershor, 2023

schedule 09:50 - 15 Qershor, 2023

Mbrëmjen e sotme, Spanja dhe Italia do të ndeshen së bashku për biletën e finales së Nations League. Mbrëmjen e djeshme, Kroacia mposhti Holandën në shtesa dhe kështu ata do të jenë finalistët e parë, ku do të presin një mes spanjollëve ose italianëve në finalen e madhe.

Spanja është një kundërshtar i fortë për Italinë sonte, një pengesë e vështirë.

“Ata dominuan për një kohë të gjatë dhe tani, si ne, ata po ndryshojnë diçka, veçanërisht me udhëzimet e reja teknike. Por duke pasur parasysh cilësinë dhe sasinë e lojtarëve që kanë, ata janë gjithmonë një kundërshtar i vështirë. Do të shohim nesër nëse do të jemi të aftë për të fituar këtë ndeshje.

Është një sukses për ne që kemi arritur në fazën finale të turneut, është hera e dytë që kemi sukses dhe është një rezultat i mirë, veçanërisht sepse kishim një grup të vështirë”, shpjegoi Mancini, trajneri i të kaltërve në konferencën e djeshme për shtyp përpara sfidës.

Kjo sfidë e sotme është si një finale e madhe kombëtare, pasi të dyja skuadrat kanë emër të madh në futbollit botëror dhe gjithmonë e kanë treguar se janë të afta të dhurojnë spektakël dhe emocione.

Italia është më e fortë fizikisht, por Spanja ka një taktikë dhe teknikë loje tepër të rrezikshme dhe të bukur. Sot njëri prej këtyre dy ekipeve do të marrë biletën e fundit për në finalen e Nations League, ku atje i pret Kroacia.

Formacionet e mundshme:

Spanja: Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Alba; Rodri, Zubimendi, Ruiz; Asensio, Morata, Gavi

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Toloi, Acerbi, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Retegui, Pellegrini/h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!