Ishin me të vërtetë përballje spektakolare.
Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur zyrtarisht edicioni i ri i UEFA Nations League, ku padyshim nuk mund të mungonin as surprizat.
Në “Estadio da Luz” të Lisbonës, Portugalia ka arritur të fitojë me rezultatin e ngushtë 2-1. Golat erdhën nga Dalot, i cili i dha avantazhin “luzitanëve” në minutën e 7′-të e më pas Cristiano Ronaldo dyfishoi shifrat duke regjistruar golin e 900-të në karrierë.
Ndërkaq, golin e “nderit” për kroatët e shënoi Diogo Dalot, teksa shënoi në fundin e pjesës së parë në autogol.
Në krahun tjetër, “Furitë e Kuqe” të Spanjës nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në transfertën serbe, duke shokuar jo pak tifozët e tyre.
Në sfidat e mbetura të mbrëmjes, Polonia fitoi me rezultatin 3-2 në Skoci, ndërsa Zvicra u mund me shifrat 2-0 nga Danimarka, në një përballje të zjarrtë ku u panë edhe dy kartona të kuq, me njërin prej tyre që mbajti emrin e Granit Xhakës. /i.m /abcnews.al