Nations League/ Ronaldo shkëlqen te Portugalia, Spanja mund pa “yjet” Danimarkën

schedule22:46 - 15 Nëntor, 2024

schedule 22:46 - 15 Nëntor, 2024

Ishin padyshim përballje spektakolare.

Të mëdhenjtë e futbollit evropian nuk kanë zhgënjyer mbrëmjen e kësaj të premteje, me Spanjën e Portugalinë që kanë arritur fitoret e radhës në xhiron e 5-të të fazës së grupeve, të UEFA Nations League.

Kështu, në “Parken Stadium” të Kopenhagenit, “Furitë e Kuqe” spanjolle kanë arritur të mundin me rezultatin e ngushtë 2-1, “Vikingët” e Danimarkës, pavarësisht se shumë prej “yjeve” të tyre mungonin, megjithatë golat e Oyarzabal e Ayoze Perez mjaftuan për suksesin e djemve të De la Fuente, ndërsa për golin e nderit mendoi “fantazisti” i Lazio, Gustav Isaksen.

Në krahun tjetër, “Luzitanët” e Cristiano Ronaldo kanë arritur të shënojnë 5 gola në portën e Polonisë, me “veteranin”, i cili ka shkëlqyer sërish duke shënuar 2 gola, ndërsa rrjetat e tjera u siguruan nga Rafael Leao, Bruno Fernandes e Pedro Neto, për vendasit, si dhe Marczuk për miqtë polakë.

Ndërkaq, në sfida të tjera të mbrëmjes Skocia fitoi 1-0 ndaj Kroacisë falë golit të John McGinn, ndërsa Zvicra e Serbia barazuan me shifrat 1-1 pas golve të Zeki Amdouni e Aleksa Terzic. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!