Nations League/ Ronaldo i pandalshëm me Kombëtaren, Spanja i falet golit të Zubimendi në triumfin ndaj Danimarkës

schedule22:56 - 12 Tetor, 2024

schedule 22:56 - 12 Tetor, 2024

Ishin padyshim fitore shumë të rëndësishme dhe në një farë mënyre të pritshme nga favoritët.

Portugalia dhe Spanja kanë korrur sukseset e radhës në Nations League, me “Luzitanët” që fituan 3-1 në transfertën polake, ndërsa “Furia Roja” mundi minimalisht me shifrat 1-0 Danimarkën në shtëpi.

Cristiano Ronaldo ishte ndër protagonistët absolut të Varshavës, me “yllin” portugez që shënoi golin e dytë, me triumfin e djemve të Roberto Martinez, që u sigurua më tej nga Bernardo Silva e një autogol i Bednarek, ndërsa për vendasit golin e nderit e shënoi Zielinski.

Në krahun tjetër, Martin Zubimendi ishte heroi absolut i kampionëve të Evropës në “Estadio Enrique Roca”, të Murcias, duke shënuar golin e vetëm në fitoren e rashës për djemtë e De la Fuente.

Në sfida të tjera, Bjellorusia barazoi pa gola me Irlandën e Veriut, ndërsa Rumania fitoi me rezultatin e thellë 3-0 transfertën qipriote. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!