Nations League/ Ndeshja me Ukrainën, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Pragë

schedule19:36 - 5 Shtator, 2024

schedule 19:36 - 5 Shtator, 2024

Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Pragës në kuadër të ndeshjes ndaj Ukrainës, që luhet të shtunën më 7 shtator, në stadiumin “Epet Arena” në orën 20:45.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar. Me të mbërritur në Pragë kuqezinjtë u akomoduan menjëherë në hotel.

Nesër Kombëtarja do të mbyllë edhe përgatitjet për takimin e parë në UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në orën 18:00 në stadiumin që do të luhet ndeshja ndaj Ukrainës “Epet Arena”, ndërkohë që para seancës stërvitore trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp, në orën 17:15. /FSHF

SHIKONI VIDEON:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!