Kombëtarja shqiptare do të përballet me Islandën më 27 shtator duke nisur që nga ora 20:45, një takim që do të luhet në “Air Albania” dhe është sfida e fundit e fushatës së Nations League.
Për këtë duel, Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat, teksa janë bërë të ditur edhe çmimet e tyre për çdo tribunë.
Një sfidë e rëndësishme kjo për kuqezinjtë të cilët kanë shanset e tyre për tu kualifikuar më tej në këtë kompeticion, teksa kujtojmë se më 24 shtator të besuarit e Edi Rejës do të përballen me Izraelin në transfertë.
Çmimet e biletave janë si më poshtë:
/f.a/abcnews.al