Kosova tashmë ka mësuar kundërshtarët në kuadër të Nations League.
Dardanët do të përballen me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë ose Gjibraltarin.
Komenti i parë për këtë short nga jashtë vendit ka ardhura nga legjenda e futbollit rumun, Marius Lacatus.
Ai ka thënë se ata do të synojnë vendin e parë në grup, ndërsa kundërshtari më i fortë është Kosova.
“Mendoj se mund të përfundojmë në vendin e parë pa shumë probleme”, ka thënë fillimisht Lacatus. “Sigurisht që pretendenti i vetëm do të jetë Kosova. Nuk e di nëse të tjerët mund të na shkaktojnë probleme.
Do të llogariten ndeshjet direkte me Kosovën”, shtoi më tej ai në emisionin ‘Fotbal Club’ nga ‘Digi Sport’./ h.ll/abcnews.al