Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nations League, kuqezinjtë njohin rivalët/ Në orën 18:00 në Bruksel hidhet shorti për edicionin e ardhshëm

schedule12:47 - 12 Shkurt, 2026

schedule 12:47 - 12 Shkurt, 2026

Kombëtarja e Shqipërisë do të njohë mbrëmjen e sotme rivalët e saj në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Shorti që do të hidhet duke nisur nga ora 18:00 në Bruksel do të përcaktojë kundërshtarët dhe rrugën e skuadrës kuqezi në turneun e rëndësishëm të futbollit europian.

Pas edicionit të fundit zhgënjyes në këtë kompeticion, përfaqësuesja shqiptare do të shortohet në Ligën C.



Ajo renditet në vazon e parë, bashkë me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanit.

Në vazot e tjera të Ligës C, pra rivalë të mundshëm të skuadrës kuqezi janë ekipe si Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia apo Qipro.

Kombëtarja e Shqipërisë kërkon të kthehet sërish në Ligën B, pasi e humbi atë në turneun e vitit të shkuar ku u rendit në vendin e fundit të grupit të saj.

Për këtë, sipas formatit të UEFA për Ligën e Kombeve, kuqezinjtë duhet të renditen në vendin e parë të grupit që do të dalë nga shorti, ndërsa vendi i dytë mund të rezervojë play-of.

Ndërkohë, duke nisur nga ky edicion, ka një ndryshim rrënjësor sa i përket kalendarit.

Ndeshjet e para do të zhvillohet në një periudhë të vetme nga 24 shtatori deri më 6 tetor, ndërsa dy takimet e fundit do të luhen në periudhën 12–17 nëntor.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!