Nations League/ Haaland mund Slloveninë, Greqia “turpëron” Anglinë në “Wembley”

schedule22:46 - 10 Tetor, 2024

schedule 22:46 - 10 Tetor, 2024

Mund të thuhet me plot gojë se janë totalisht në krizë.

Pasi arritën dy fitore, aspak bindëse, në sfidat e muajit shtator, ndaj Irlandës e Finlandës, tashmë “Tre Luanët” e Anglisë janë përballur me disfatën e parë në sfidat e Ligës B, të UEFA Nations League.

Nënkampionët e Evropës kanë barazuar me shumë fat, 1-1, ndaj Greqisë, pikërisht në “mitikun” e futbollit, “Wembley”, me dopietën e “bomberit” helen, Vangelis Pavlidis, në minutat e 49’ e 94’, që mjaftuan për t’i dhënë një goditje tejet të rëndë, “gjigantëve” të futbollit evropian, ku për të cilët barazoi përkohëissht shifrat Bellingham në minutën e 88’.

Në krahun tjetër, “Vikingët” norvegjezë arritën një fitore të madhe, në Oslo, përballë Sllovenisë së Benjamin Sesko, me “yllin” e Manchester City, Erling Haaland, që shënoi dy herë në minutat 7’ e 62’, për të siguruar fitoren e dytë të norvegjezëve këtë edicion, si dhe duke arritur një tjetër rekord, teksa me rrjetat e tij arriti të ngjitej i pari në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Norvegjisë, me plot 34 gola, në vetëm 36 ndeshje.

Ndërsa, për të regjistruar fitoren e thellë mendoi “bomberi” i Atletico Madrid, Alexander Sorloth.

Ndërkaq, në sfida të tjera, Austria mundi me rezultatin e thellë 4-0 skuadërn e Kazakistanit, Irlanda fitoi 2-1 ndaj Finlandës, Armenia barazoi 2-2 me Ishujt Faroe, ndërsa Gjibraltari mundi 1-0 San Marinon. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!