Nations League/ Gjeorgjia e Ukraina ndajnë pikët në Batum, Islanda bën “lëmsh” Grupin B4

schedule19:56 - 16 Nëntor, 2024

schedule 19:56 - 16 Nëntor, 2024

Ishin rezultate që padyshim “trazojnë” goxha hesapet e kualifikimit për në elitë.

Kanë përfunduar 3 nga 4 sfidat e kësaj të enjteje, vlefshme për xhiron e 5-të të fazës së grupeve të Ligës B së UEFA Nations League.

Kështu, Gjeorgjia e Ukraina kanë ndarë pikët në “Ardjarabet Arena” të Batumit, me “Kryqtarët” që kanë humbur shansin “e artë” për të kapur vendin e parë të Grupit B1, ku në fund regjistruan shifrat 1-1, pas autogolit të Solomon Kvirkvelia në minutën e 7’-të që i dha avantazhin “Verdhebluve” e më pas gjithçka u barazua nga “bomberi” Georges Mikautadze.

Në krahun tjetër, “Vikingët” islandezë kanë bërë “lëmsh” Grupin B4, teksa ka mundur me rezultatin 2-0 Malin e Zi, pas golave të Oskarsson e Johannesson, duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve, vetëm 2 më pak se Uellsi që barazoi 0-0 me Turqinë, me këta të fundit që ngjiten në kuotën e 11 pikëve dhe janë me “një këmbë” në elitë.

Ndërkaq, në krahun tjetër, Moldavia ka arritur të triumfojë 1-0 ndaj Andorrës, teksa është shuëm pranë ngjitjes në Ligën C. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!