Nations League/ “Dardanët” shkëlqejnë në “Fadil Vokrri”, Kosova mund me tre gola Qipron

schedule22:36 - 15 Tetor, 2024

schedule 22:36 - 15 Tetor, 2024

Ishte një fitore që shton edhe më shumë shpresat për ngjitje në Ligën B të Nations League.

“Dardanët” e Kosovës kanë vijuar serinë e fitoreve radhazi, teksa mbrëmjen e kësaj të marte kanë triumfuar me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Qipros, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Një gol në pjesën e parë nga kapiteni Amir Rrahmani dhe dy në pjesën e dytë, nga Ermal Krasniqi dhe Emir Sahiti mjaftuan për t’i dhënë fitoren skuadrës së teknikut Franco Foda, e cila tashmë ngjitet në kuotën e 9 pikëve në Grupin C, me tre pikë më pak se Rumania kryesuese me pikë të plota pas katër fitoreve, pas fitores së sotme 2-1, në Lituani.

Ndërkaq, në përballje të tjera të mbrëmjes, Luksemburgu barazoi 1-1 në transfertë ndaj Bjellorusisë, ndërsa Irlanda e Veriut mundi thellë, me 5 gola, Bullgarinë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!