Nata e Kadrit/ Simbolizon zbritjen e Kuranit në tokë, myslimanët luten për mirësi

schedule15:47 - 26 Mars, 2025

schedule 15:47 - 26 Mars, 2025

Besimtarët myslimanë festojnë Natën e Kadrit, më të bekuarën e muajit të Ramazanit. Domethënia e saj është e veçantë. Besohet se është nata kur Kurani zbriti në tokë, duke shënuar fillimin e shpalljes hyjnore përmes profetit muhamed.

“Ne e zbritëm atë (Kuranin) në Natën e Kadrit. E çfarë duhet të të bëjë të dish se çfarë është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.” – kështu shkruhet në suren El-Kader në librin e shenjtë si dëshmi për rëndësinë e kësaj nate për besimtarët myslimanë.

Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja rendit të tjera vlera të Natës së Kadrit, në të cilën besohet se përcaktohet gjithçka.

“Ndahet fati, mirësia për të gjithë vitin që vjen për gjithësecilin. Preferohet që të jetë me lutje që zoti të përckatojë më të mirën për të. Është nata kur zbriti Kurani, manuali që rregullon të gjitha marrëdhëniet. Për hatër të kësaj gjëje, çdo vit në të njëjtën natë, Zoti i rifreskon edhe njëherë mëshirën e tij dhe jep oferta hyjnore.

Përfitimet e atyre që e kalojnë Natën e Kadrit me agjërim janë të mëdha. Rëndësia e saj nuk është e njohur vetëm për besimtarët myslimanë.

“Në Shqipëri është një traditë shumë interesantë që edhe ata që nuk fallen, apo ata që nuk janë të besimit islam të agjërojnë natën e kadrit, duke dashur të përfitojnë nga mundësitë që zoti jep në këtë natë.”

Në librin e shenjtë të Kuranit, nuk përmendet një datë fikse për Natën e Kadrit. Ajo mendohet të jetë në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit dhe në këtë periudhë besimtarët janë më të fokusuar në adhurime.

“Kur profeti mblodhi njerëzit për të treguar se kur është data fikse e Natës së Kadrit, ka ndodhur që dy njerëz po konfliktohehsin., për të mos agravuar konflikti, u dha pas kësaj gjëje, dhe tha mu dha dija e natës së kadrit, por mu mor prap. Në themi që njerëzit të mos konfliktohen me njëri tjetrin. Pastaj tha kërkojeni në 10 ditët e funditm, madje në netët tekë. Besojnë se është nata 27, ka shuma gjasa.”

Xhamia e Namazgjasë, gjatë ketij muaji te shenjte ka qenë vendtakimi kryesor për besimtarët mysliamë, që kryejnë ritualet e faljes në këtë muaj të rëndësishëm. Natën e kadrit, e përjetojnë më shumë se çdo tjetër.

“Lutemi për mirësi, të na pranohen në këtë natë të bekuar.”

Muaji i Ramazanit është në ditët e fundit. Të dielën e 30 marsit, besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!