Hassan Nasrallah, Lideri i Hezbollah që mbeti i vrarë javën e shkuar nga sulmet Izraelite në Liban kishte rënë dakord për një armëpushim mes grupit të tij dhe Tel Avivit Zyrtar. Ky detaj u zbulua nga Ministri i Jashtëm i Libanit Abdallah Bou Habib në një intervistë për CNN me gazetaren Christine Amanpour. Ministri i jashtëm i Libanit deklaroi se plani i armëpushimit ishte ai i propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca për ndalim të luftimeve për 21 ditë.
“Hasan Nasrallah ishte dakord për një armëpushim, Qeveria Libaneze ra dakord me grupin Hezollah për një armëpushim. Ne I informuan Amerikanët dhe Francezët se ishim dakord dhe ata na thane ne se edhe Netanyahu kishte rënë dakord për një armëpushim.”
Ministri i Jashtëm Libanez deklaroi për CNN se pasi palët kishin rënë dakord, iu ishte thënë se një këshilltar I Shtëpisë së Bardhë do të mbërrinte në Liban për të përmbyllur negociatat.
Lideri I Hezbollah prej më shumë se 3 dekadash, Hasan Nasrallah mbeti i vrarë nga një sulm Izraelit në Bejrutin Jugor në 27 shtator. Agjencia e Lajmeve Reuters raportoi në një material Ekskluziv se Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei kishte paralajmëruar liderin e Hezbollah që të largohej nga Libani disa ditë përpara se ai të vritej.
Ndërsa Izraeli është zotuar për hakmarrje të ashpër, Lideri Suprem i Iranit sipas asaj që shkruan Reuters është frikësuar se në Teheran ka infiltrim të agjentëve Izraelitë dhe për këtë arsye ai raportohet se është fshehur në një vend të sigurtë nëntokësor./abcnews.al