Nasim Haradinaj në Gjykatën Speciale: Më dënoni edhe 500 milionë vjet, unë nuk ju njoh

schedule17:29 - 29 Shtator, 2020

schedule 17:29 - 29 Shtator, 2020

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, kushëri i Ramush Haradinajt ka dalë ditën e sotme para Gjykatës Speciale në Hagë. Haradinaj u arrestua në Prishtinë gjatë bastisjes së zyrave nga EULEX.

I dyti që u vu në pranga pas kryetarit Hysni Gucati, nënkryetari i OVL-UÇK është treguar i ashpër me Gjykatën Speciale. Ai është shprehur thotë se nuk e njeh Gjykatën Speciale duke shtuar se i ka skaduar mandati që më 2 gusht.

Po ashtu, ai raportohet të jetë shprehur se Gjykata mund ta dënojë edhe 500 milionë vjet, ai sërish nuk e njeh. Madje ai kujton se që në moshën 15-vjeçare është dënuar nga regjimi serb i Millosheviç.

“Nuk e njoh këtë gjykatë dhe nuk do ta njoh, i ka skaduar mandati më 2 gusht. Jam padrejtësisht këtu, keni shkelur Kushtetutën e vendit tim.. Keni thyer të drejtën e mendimit të lirë edhe dënomeni 500 milionë vjet, nuk muj ma hekni mua as njerëzve që mendojnë si unë.”

“Unë për mendimet e lira jam i dënuar në moshën 15 vjeçare nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, luftojmë dhe kemi luftu për të drejtën themelore minimale”, është shprehur Haradinaj. s.b/abcnews.al/