Naser Selmani: Ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut është institucional

schedule13:35 - 30 Nëntor, 2022

schedule 13:35 - 30 Nëntor, 2022

Dhënia e shtetësisë ndaj një oligarku rus në Maqedoninë e Veriut për analistin politik Naser Selmani tregon se ndikimi rus në këtë shtet është institucional. Në një lidhje direkte me studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Naser Selmani u shpreh që cështja e dhënies së shtetësisë së një oligarku rus të lidhur me Putin tregon një skandal të madh dhe tregon që ndikimi është institucional.

Janë bërë ndryshime vetëm në shërbimet sekrete si pasojë e këtij skandali, por për ndryshimet e tjera po pritet dhe rezultati i bisedimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Për analistin politik Naser Selmani ‘establishmenti maqedonas çështjen e ka lidhur me çështjet shqiptare dhe serbe në rajon, establishmeti mqedonas është i lidhur me serbët, dhe nuk është ende e qartë se cila do të jetë zgjidhja përfundimtare në raportet Kosovë – Shqipëri.

Sipas tij identiteti maqedonas, partitë nacionaliste e ndërtojnë duke përhapur urretjen e para ndaj shqiptarëve dhe e dyta ndaj bullgarëve. Është një çështje e lidhur me identitetin maqedonas, dhe mënyrën sesi e mendojnë ekzistencën e tyre si shtet, prandaj duan dhe garanci nga faktori ndërkombëtar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!