Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka njoftuar se ka zgjedhur Dr. Nicola Fox, si kryetaren e departamentit të heliofizikës, si kryeshkencëtaren e re të saj. Që nga viti 2018, Fox ka qenë shkencëtarja kryesore për misionin Parker Solar Solar, i cili studion Diellin nga afër.
Fox tani do të drejtojë Drejtorinë e Shkencës të NASA-s, një njësi me një buxhet vjetor prej rreth 7 miliardë dollarësh që mbikëqyr dhe koordinon më shumë se 100 programe hapësinore amerikane, nga eksplorimi robotik i Marsit deri te teleskopi hapësinor James Webb.
Dr. Nicola Fox has been named the associate administrator for the agency’s Science Mission Directorate. She previously led the Heliophysics Division. As NASA’s head of Science, Fox’s portfolio includes more than 100 NASA missions to explore the universe. https://t.co/FdlD9mxc2e
— NASA People (@NASApeople) February 27, 2023
Ndër të tjera, Fox, e cila pason astrofizikanin zvicerano-amerikan Thomas Zerbuchen, do të jetë në krye të një grupi të ri studimi të NASA-s të krijuar në vitin 2022 për të ndihmuar forcat e armatosura të vendit të zbulojnë dhe analizojnë objekte ose fenomene të paidentifikuara fluturuese (UFO ose UAP).
Fox u nderua në vitin 2021 me çmimin “Carl Sagan” të Shoqatës Amerikane të Astronomisë dhe në 2020 me Medaljen e Lidershipit të Shquar të NASA-s./abcnews.al