Shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar sheqer jashtëtokësor mbi dy meteorë dhe sipas tyre atomet e karbonit të zbuluara ishin ndryshe nga sheqeri që gjendet në tokë.
Ata pohojnë se në bashkëpunim me tre universitete japoneze kanë zbuluar molekula sheqeri në dy meteorë që kanë rënë në vende të ndryshme. Kjo sipas tyre shkakton një tjetër qasje sa i përket idesë së formimit të jetës në tokë. Meteorët mund të kenë rënë dhe më parë me këtë përmbajtje sheqeri mbi to, përbërës jetikë për krijimin e jetës biologjike, thonë shkencëtarët.
Gjithashtu theksojnë se është hera e parë që zbulohen molekula sheqeri në një trup qiellor të ardhur në tokë nga hapësira.
“Kjo lëndë mund të ketë ndihmuar me formimin e RNA-së në tokë, gjë që mund të ketë çuar në krijimin e jetës”, thotë Joshihiro Furukava nga universiteti i Tokios./abcnews.al