NASA bëri një përpjekjen e radhes për të furnizuar me karburant raketën e saj gjigante qe do te coje astronautet ne hene.
Për herë të dytë këtë muaj, ekipet e lëshimit pompuan më shumë se 2.6 milionë litra karburant super të ftohtë në raketën qe eshte e vendosur ne platformën e lëshimit.
Ata numëruan deri në gjysmë minutë siç ishte planifikuar, pa u raportuar asnjë rrjedhje e dukshme, pastaj rinisen 10 minuta numerim. NASA e shpalli testin të përfunduar të enjten vonë në mbrëmje.
Ishte pjesa më kritike dhe sfiduese e numërimit mbrapsht të stërvitjes dy-ditore.
Rezultati do të përcaktojë nëse një nisje në mars e misionit hënë Artemis II me katër astronautë është e mundur.
Gjatë provës dy javë më parë, sasi të rrezikshme hidrogjeni të lëngshëm super të ftohtë dolën nga lidhjet midis platformës dhe raketës së Sistemit të Lansimit Hapësinor prej 98 metrash. Inxhinierët zëvendësuan një palë guarnicione dhe një filtër të bllokuar me shpresën se do ta kalonin provën e përsëritur në Qendrën Hapësinore Kennedy.
NASA nuk do të caktojë një datë nisjeje për misionin Artemis II derisa të kalojë demonstrimin e furnizimit me karburant.
Koha më e shpejtë që astronautët mund të fluturojnë është 6 marsi. Ata do të bëhen njerëzit e parë që fluturojnë për në hënë — duke bërë një udhëtim 10-ditor vajtje-ardhje pa ndalesa — që nga Apollo 17 në vitin 1972. Ata nuk do të orbitojnë dhe as nuk do të ulen.


