NASA ka sjellë së fundmi disa foto të Tokës dhe satelitit të saj natyror, Hënës. Fotot në fjalë janë marrë nga anija kozmike Lucy fundjavën e kaluar.
Lucy është misioni i parë për të eksploruar asteroidët trojanë të Jupiterit, një popullsi e lashtë e “fosileve” yjore që rrotullohen rreth Diellit në të njëjtën distancë me Jupiterin.
Për të arritur këta asteroidë të largët, Lucy duhet të orbitojë të paktën tre herë rreth Tokës. /abcnews.al/