Pajisja për eksplorimin e NASA-s ka mbledhur mostrën e parë të një shkëmbi nga planeti Mars për ta sjellë në Tokë.
Pas dështimit muajin e kaluar, roveri më i fundit i NASA -s në Mars, Perseverance, arriti të mbledhë me sukses një mostër shkëmbi të mërkurën.
Roveri bëri fotografi të shkëmbit në tub dhe i dërgoi imazhet në Tokë në mënyrë që menaxherët e misionit të ishin të sigurt se nuk kishin dalë përsëri bosh. U konfirmua se shkëmbi ishte aty.
Adam Steltzner, inxhinieri kryesor për rover -in, u shpreh entuziast në Twitter të enjten në mëngjes, duke e përshkruar atë si “një mostër me bërthamë shumë të përsosur”.
Now that is one beautifully perfect cored sample, if I do say so myself! Be patient, little sample, your journey is about to begin. #SamplingMars https://t.co/jOtNGKjeAe
— Adam Steltzner (@steltzner) September 2, 2021
“Nuk kam qenë kurrë më i lumtur të shoh një vrimë në gur”, shkroi ai. Një muaj më parë, pajisja “Perseverance” gërmoi në shkëmb më të butë dhe mostra u thërmua dhe nuk hyri brenda tubit të titaniumit. “Perserverance” arriti në mars në shkurt në kërkim të gurëve që mund të dëshmojnë dëshmi të jetës antike. g.v/abcnews.al