NASA publikon të tjera imazhe mahnitëse, çfarë ka zbuluar këtë herë teleskopi Webb

schedule03:34 - 3 Gusht, 2022

schedule 03:34 - 3 Gusht, 2022

NASA vijon të publikojë imazhet e ralla që teleskopi James Webb ka kapur në hapësirë.

Këtë herë radhën e kishte një galaktike 500 milionë vite dritë larg nga Toka. Galaxy Cartwheel, unazat e së cilës janë kapur në një qartësi të paparë falë teleskopit hapësinor të teknologjisë së fundit.

Astronomët vlerësojnë se kjo galaktikë e veçantë dikur ishte një spirale, si e jona. Por përplasja e saj me një galaktikë më të vogël i dha asaj formën që ka në imazhin e marrë nga teleskopi hapësinor.

Gradualisht, u formuan unaza që duken si valëzimet e shkaktuara nga një guralec që bie në det.

Galaxy Cartwheel tashmë ishte vëzhguar nga Teleskopi Hapësinor Hubble, por James Webb zbuloi detaje të reja.

“Na jep një ide se çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe se si do të evoluojë në të ardhmen”, thotë agjencia hapësinore amerikane.

Një kryevepër teknologjike prej 10 miliardë dollarësh, teleskopi hapësinor James Webb u nis rreth shtatë muaj më parë dhe është gati 1.5 milion kilometra larg Tokës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!