NASA publikon fotot nga shtrati i një lumi të lashtë në Mars, dikur mund të ketë lulëzuar jeta

schedule10:57 - 8 Tetor, 2021

schedule 10:57 - 8 Tetor, 2021

Disa fotografi të reja të publikuara nga NASA tregojnë deltën e një lumi të lashtë në Mars, ku dikur mund të ketë lulëzuar edhe jeta. Gjeologët kanë gjetur komponime organike vitale në zona të veçanta të kraterit Jezero në të cilin ndodhet edhe delta e lashtë e lumit.

Pranë kësaj zone është duke punuar roboti Perseverance i NASA-s ndërsa besohet se kampionet e siguruara nga delta mund të mbajnë dëshmi të fosilizuara të jetës jashtëtokësore. Të enjten, studiuesit publikuan disa fotografi të shkrepura nga sonda Perseverance, në Journal of Science. Fotot tregojnë rrugën që ka ndjekur rrjedha e ujit në këtë planet miliarda vite më parë.

Po ashtu, Perseverance ka shkrepur foto të një formacioni shkëmbor të njohur tani si Kodiak Butte që “tregon … një sistem liqeni të mbyllur, nën nivele të luhatshme të ujit dhe ndryshimin e rrjedhës gjatë fazave të mëvonshme”.

Shkencëtarët thonë se ky zbulim i ri siguron një “pikë të dhënash të paprecedent” që do të udhëheqë vendimet e NASA -s në lidhje me hetimin e mëtejshëm të planetit. /abcnews.al/