NASA prodhon parfumin më të veçantë në tokë

schedule09:22 - 29 Qershor, 2020

schedule 09:22 - 29 Qershor, 2020

Nëse keni menduar ndonjëherë se çfarë arome ka hapësira, përgjigjen e duhur mund ta merrni nga një parfum i krijuar së fundmi. “Eau de Space” është parfumi i krijuar nga Steve Pearce, dhe që pretendohet se sjell në Tokë erën e hapësirës..

Pearce, një kimist dhe themelues i “Omega Ingredients”, u kontraktua për herë të parë nga NASA në vitin 2008 për të riprodhuar aromën e hapësirës dhe iu deshën pothuajse katër vjet që ta krijonte atë, shkruan abcnews.al.

Ngjason pak me aromën e lëshuar nga arma, pasi qëllohet me të”, tha Peggy Whitson për CNN, një austronaute dhe ish pjesëmarrëse e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar. Menaxheri i këtij produkti tha se austronautët e kanë përshkruar erën si një miksim mes barurit, mjedrës dhe rumit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!