Zyrtarisht horoskopi ka pasur gjithmonë 12 shenja për çdo periudhë të muajve të vitit.
Mirëpo, së fundmi, Agjensia Hapësinore NASA, pretendon se ka zbuluar shenjën e 13 të horoskopit, e cila quhet Ophiuchus.
Sipas NASA-s, babilonasit identifikuan 13 yjësi në zodiak, por e hodhën poshtë shenjën e yllit Ophiuchus pasi nuk përshtatej me rotacionin e tokës.
Shenja e misterioze mund t’i përkasë atyre që kanë lindur midis 29 nëntorit dhe 17 dhjetorit. Nëse do të përdorej si një shenjë zyrtare e yjeve sot, ajo do të zhvendoste horoskopet për pjesën tjetër të vitit. /abcnews.al