NASA nuk do të dërgojë astronautë në Hënë deri në vitin 2025, duke shtyrë me një vit afatin e caktuar gjatë presidencës së Donald Trump. Administratori Bill Nelson tha se procesi gjyqësor mbi padinë e Blue Origin, pandemia e koronavirusit dhe rritjet e papritura të kostove kanë luajtur rol në këtë vendim.
NASA ishte duke pritur për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje ligjore midis SpaceX dhe Blue Origin mbi zhvillimin e një sistemi të uljes njerëzore në Hënë për të shpallur një datë të re. “Ne humbëm pothuajse shtatë muaj në proces gjyqësor dhe kjo ndoshta vonoi eklipsin hënor për vitin 2025,” tha Nelson. /abcnews.al