NASA: Një asteroid do t’i afrohet Tokës 1 ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

schedule11:43 - 24 Gusht, 2020

schedule 11:43 - 24 Gusht, 2020

Midis një pandemie, trazirash civile dhe zgjedhjeve në SH.B.A., vendi po kërcënohet edhe nga një asteroid, një ditë para zgjedhjeve presidenciale, shkruan protothema.

Objekti qiellor i njohur si 2018VP1 është parashikuar se do t’i afrohet  Tokës në 2 nëntor, sipas Qendrës për Studime në Laboratorin e NASA-s. Asteroidi u identifikua për herë të parë në Kaliforni në 2018.

“Asteroid 2018VP1 është shumë i vogël, afërsisht 6.5 metra dhe nuk paraqet asnjë kërcënim për Tokën. Nëse do të hynte në atmosferën e planetit tonë, do të shpërbëhej për shkak të madhësisë së tij jashtëzakonisht të vogël, “tha NASA në një deklaratë.

“NASA është e angazhuar për të zbuluar 90% të asteroideve në Tokë, më të mëdha se 140 metra (459 metra) dhe për të raportuar mbi asteroidet të çdo lloj madhësie.”

NASA deklaroi se duke  “u bazuar në 21 vëzhgime që zgjasin 12.968 ditë”, agjensia ka përcaktuar asteroidin por që nuk paraqet asnjë rrezik. Sipas të dhënave, mundësia që ky asteroid të  godasë Tokën është vetëm 0.41%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!