Astronautët e NASA-s në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund kanë shijuar specat e parë djegës që kanë rritur në hapësirë për katër muajt e fundit. Ata jo vetëm që kultivuan specat e parë djegës por i konsumuan në taco. Astronautja Megan MacArthur bëri ato që i quajti si “tacot e mia më të mira hapësinore” duke përdorur disa nga specat, pak mish lope dhe domate.

Por përtej argëtimit, astronautëve iu desh të regjistronin përvojën e tyre pasi tacot ishin pjesë e një eksperimenti më të gjerë. NASA tha më herët se eksperimenti synon të eksplorojë mënyra për rritjen e produkteve për misionet hapësinore më afatgjata. Astronautët mbollën farat në një habitat të avancuar bimësh, një kabinë zhvillimi e pajisur me më shumë se 180 sensorë dhe drita LED.
![]()
Ekipi në Qendrën Hapësinore Kennedy mbolli specat pothuajse në të njëjtat kushte në Tokë për të parë nëse mikrograviteti dhe faktorë të tjerë në hapësirë ndikuan në rritjen e tyre.
![]()
/abcnews.al

