NASA kërkon ndihmën e publikut për zbulimin e asteroidëve

schedule11:19 - 21 Maj, 2023

schedule 11:19 - 21 Maj, 2023

NASA po kërkon ndihmën e të gjithë entuziastëve të hapësirës për të identifikuar asteroidët përmes mijëra të dhënave.

Ky është programi “The Daily Minor Planet project”, në kuadër të të cilit të gjithë të interesuarit janë të ftuar të shohin një sërë imazhesh dhe të vendosin nëse pikat e dritës duken si asteroidë, ose nëse në vend të kësaj ato janë të rreme për shkak të pluhurit në pasqyrën e teleskopit ose shkaqe të tjera.

Vullnetarët vizitojnë faqen përkatëse të internetit dhe, pasi vëzhgojnë një sërë imazhesh, përgjigjen “po” ose “jo” nëse shohin asteroidë në to. Ata gjithashtu mund të shkruajnë komente ose të shkëmbejnë mendime dhe informacione me pjesëmarrësit e tjerë.

Asteroidët më të mëdhenj reflektojnë më shumë dritë dhe janë zbuluar nga shkencëtarët, por ata më të vegjël janë më të shumtë dhe më pak të lehtë për t’u dalluar.

Shumica e asteroidëve në Sistemin tonë Diellor gjenden në Rripin e Kuiperit, i cili shtrihet midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit. Më shpesh sesa jo, këta asteroidë rrotullohen në mënyrë të padëmshme rreth Diellit, duke mos kaluar kurrë orbitat e planetëve kryesorë.

Ka kaq shumë arsye për të gjetur këto objekte, thotë NASA. Disa asteroidë paraqesin rrezik për t’u përplasur me Tokën, ndërsa të tjerët janë thelbësorë për kërkimin e njerëzimit për të eksploruar hapësirën.

Interesi për këtë projekt të veçantë është aq i madh sa që në katër ditët e para që nga lansimi i faqes në internet, më shumë se 1200 vullnetarë morën pjesë në kërkim , të cilët kanë përfunduar tashmë 56% të projektit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!