NASA kap imazhe mahnitëse të galaktikës më unike

schedule13:53 - 8 Korrik, 2020

schedule 13:53 - 8 Korrik, 2020

Astronomët kanë arritur të kapin disa imazhe mahnitëse të galaktikës spirale NGC 2775. Imazhet e galaktikës që ndodhet rreth 67 milion vite dritë larg nesh, në yjësinë e Gaforres, u kapën nga teleskopi Hubble i NASA-s.

E njohur ndryshe edhe si LEDA 25861, ajo klasifikohet si një galaktikë spirale flokulente. Ajo përbëhet nga retë e gazit të cilat janë përhapur me kalimin e kohës për shkak të rrotullimit të galaktikës dhe ndahet nga pjesë të mëdha pluhuri.

Këto krahë spirale flokuese tregojnë se formimi i yjeve të galaktikës ka qenë relativisht i qetë. Në pjesën qendrore të galaktikës nuk ka asnjë formacion ylli, e cila mbizotërohet nga një fryrje galaktike jashtëzakonisht e madhe dhe e zbrazët, ku të gjitha gazet u shndërruan në yje shumë kohë më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!