NASA blen gurët e Hënës nga njerëzit në të gjithë botën, por ka një kusht

schedule15:12 - 14 Shtator, 2020

schedule 15:12 - 14 Shtator, 2020

NASA dëshiron të blejë gurë nga Hëna dhe po kërkon kompani që të bëjnë  “gërmime hapësinore”.

Ajo po mbledh oferta nga studiuesit në të gjithë botën, të cilët janë të gatshëm të financojnë udhëtimin e tyre në hënë dhe të mbledhin mostra toke ose shkëmbi pa e kthyer atë material në Tokë.

Qëllimi i kësaj përpjekjeje është të krijojë një precedent ligjor për minierat në sipërfaqen e Hënës, i cili do të mundësonte që NASA një ditë të mbledhë akull, helium dhe materiale të tjera të dobishme për kolonitë në Hënë dhe, një ditë, në Mars.

“NASA parashikon që të paguajë midis 15,000 dhe 25,000 dollarë për kontratë, por çmimi përfundimtar do të përcaktohet nga konkursi,” u shpreh drejtori i NASA Jim Braidenstein.

Ndërsa agjencia NASA tha se: “Personi fitues do të mbledhë deri në 500 gramë material hënor, do ta fotografojë atë, do të dokumentojë vendndodhjen e tij dhe më pas do të transferojë pronësinë e rekolitit hënor ose shkëmbinjve te NASA.

Më pas NASA do të zgjidhë çdo plan për të marrë materialin. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!