Banorët e fshatit Nartë në Vlorë po përballen me grabitjet. Brenda pesë ditëve janë vjedhur 5 banesa, tre të martën dhe një pas mesnatës së djeshme.
Banorët shprehen se janë të frikësuar. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se vjedhjet kanë ndodhur vetëm në banesat pa pronarë pasi këta të fundit janë emigrantë në Greqi.
“Kemi frike mos na vijnë brenda dhe neve. Jemi 90% mosha e tretë, kemi frikë. Kërkojmë patrullë policie në darkë”, shprehen banorët.
Ndërkaq, policia ka shoqëruar 4 persona dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të grabitjeve. Burimet thonë se dyshimet e forta janë në vjedhjet e fundit janë të përfshirë këta katër persona. G.V/ abcnews.al