Napoli nuk ka mundur të dalë me pikë të plotë ndaj përballjes në transfertë me Cagliarin, ndeshje kjo e vlefshme për javën e javës së 26-të të Seria A.
Një sfidë ku Cagliari arriti të gjente rrugën e rrjetës i pari në minutën e 58 me atë të Pereiro. Pas golit skuadra e Mazzarrit arrit të bënte siç duhet detyrat e saj deri në minutën e 87 kur skuadra e Spallettit të barazonte shifrat me anë të Osimhen, i cili vendosi rezultatin 1-1.
Një barazim ky që nuk i vlen shumë napolitanëve të cilët humbën mundësinë të kryesonin tabelën e klasifikimit dhe të përfitonin nga barazimi i Milanit dhe humbja e Interit.
Me këtë barazim, Napoli është në kuotën e 54 pikëve në vendin e 3-të, po aq sa Interi i vendit të dytë, ku kanë një ndeshje më pak, ndërsa Milani kryeson Seria A me 56 pikë.
Nga krahu tjetër Cagliari ka arritur të grumbullojë 22 pikë i pozicionuar i 18, duke rrezikuar edhe rënien në një kategori më poshtë sezonin e ardhshëm.
/f.a/abacnews.al