Napoli u eliminua nga Champions League, Juventus zyrtarisht në Botërorin e Klubeve 2025

schedule09:32 - 13 Mars, 2024

schedule 09:32 - 13 Mars, 2024

Napoli doli nga Champions League në raundin e 1/16 pas eliminimit nga Barcelona dhe pa që shanset e tyre për të luajtur në Kupën e Botës për Klube 2025 në formatin e ri u zhdukën.

Juventusi do të shkojë zyrtarisht në vend të tyre. Skuadra bardhezi kualifikohet falë 47 pikëve në renditje, përballë 42 pikëve që Napoli ka, që nëse do të kualifikoheshin në çerekfinale të Champions League, do të arrinin dhe do të kalonin skuadrën e Allegrit. Juventusi tashmë është skuadra e dytë italiane në Kupën e Botës për Klube së bashku me Interin.

“Zonja e Vjetër” ka siguruar një vend në renditjen europiane dhe bëhet ekipi i 10-të europian që kualifikohet në këtë turne.

Kupa e parë e Botës për Klube me 32 ekipe do të luhet në SHBA në vitin 2025 dhe do të mbahet çdo 4 vjet. Emri zyrtar i kompeticionit do të jetë “Mundial de Clubes FIFA” dhe do të ketë pjesëmarrjen e klubeve nga secila prej gjashtë konfederatave./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!