Një vajzë 2 vjeç e gjysmë është shtruar në spitalin e Santobno në Napoli pasi u sulmua nga një qen Rottweiler.
Qeni është në pronësi të një të afërmi.
Vajza e vogël, e cila pësoi dëmtime në bark dhe në gjoks u transportua në spitalin Maresca në Torre del Greco.
Në momentin që mbërriti në spital vogëlushja kishte pësuar arrest kardiak por ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve e riktheu në jetë.
Tg Com shkruan se vajza u stabilizua dhe u transferua në Napoli ku ndodhet ende në gjendje të rëndë për jetën. /Abcnews.al/