Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Napoli shpërthen kundër mediave në lidhje me Kvaratskhelia: Raportoni vetëm shpifje

schedule15:40 - 5 Shtator, 2023

schedule 15:40 - 5 Shtator, 2023

Napoli i ka cilësuar si shpifje raportimet rreth negociatave për zgjatjen e kontratës së Kvaratskhelia, duke fajësuar mediat se kanë “agjentët e lojtarit si burimin e tyre të vetëm”.

Kampionët e Serie A lëshuan një deklaratë mfjaft agresive në Tëitter të martën në lidhje me zgjatjen e mundshme të kontratës së gjeorgjianit.

“Duke pasur agjentin e lojtarit si burimin e vetëm, disa media vazdhojnë të raportojnë negociatat e supozuara për zgjatjen e kontratës së Kvaratskhelia”, thuhet në njoftimin e Napolit.



“Është shpifje! Askush nga Napoli, Mauro Meluso, Maurizio Micheli, Aurelio de Laurentiis apo Andrea Chiavelli, nuk e ka diskutuar ndonjëherë zgjatjen e mundshme të kontratës së lojtarit (kontratë e cila skadon pas katër vitesh).”/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!