Napoli, Rrahmani: Largohemi nga Champions League me kokën lart, presingu ynë nuk funksionoi ndaj Barçës

schedule08:33 - 13 Mars, 2024

schedule 08:33 - 13 Mars, 2024

Amir Rrahmani shënoi golin e vetëm të Napolit ndaj Barcelonës dhe mendon se ata largohen nga Champions League ‘me kokën lart’, por pranon se presingu i lartë ‘nuk funksionoi’.

Napoli i Rrahmanit është eliminuar nga Barcelona në fazën e 1/16-tës së Champions League pas humbjes 3-1 në ndeshjen e kthimit në ‘Estadi Olimpic de Montjuic’, pas barazimit 1-1 në Itali.
Fermin Lopez, Joao Cancelo dhe Robert Leëandoëski shënuan për vendasit, ndërsa Rrahmani shënoi golin e vetëm për Napolin.

Pas humbjes, kapiteni i Kosovës ka treguar arsyen e eliminimit, por ndihet ‘krenar’ me paraqitjen e ekipit ndaj Barcelonës.

“Largohemi me kokën lart, sepse luajtëm në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe sulmuese, edhe nëse mund të kishim bërë më mirë në golat e tyre dhe të kishim shënuar golin e barazimit”, ka thënë fillimisht Rrahmani për ‘SportMediaset’.

“Fatkeqësisht, nëse nuk i shfrytëzoni shanset tuaja kundër kundërshtarëve të fortë, do të detyroheni të paguani për këtë. Ne u përpoqëm të përdornim një presion të lartë, por në të vërtetë nuk funksionoi, përkundrazi i lejoi Barcelonës të kishte disa kundërsulme. Nuk kemi bërë presion në mënyrë efektive”, përfundoi mbrojtësi dardan./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!