Napoli përmbys Milanin dhe jep emocione në Serinë A

schedule12:40 - 26 Gusht, 2018

schedule 12:40 - 26 Gusht, 2018

Seria A duket me më shumë emocione se kurrë këtë sezon. Kjo u pa qartë në ndeshjen Napoli-Milan, ku vendasit triumfuan pas një përmbysjeje spektakolare.

Nuk ndodh ndoshta aq shpesh sa në Gjermani apo Angli, por gjithsesi ngjan. Seria A hodhi poshtë deklaratën e ish-trajnerit të Napolit, sot tek Çelsi, Mauricio Sarri, se me 2-0 ndeshjet në Itali marrin fund.

E provoi Milani i “nxënësit” Xhenaro Gatuzo, përballë Napolit të “mësuesit” Karlo Ançeloti, me milanezët 2-0 në epërsi, por përfundimisht të mundur 3-2.

Ish-ekipi i Sarrit po i bën një tjetër nisje të shkëlqyer kampionatit, duke fituar dy ndeshjet e para, që të dyja me përmbysje, 2-1 në fushën e Lacios dhe 3-2 në “San Paolo” ndaj kuqezinjve.

Xhakomo Bonaventura e Davide Kalabria shënuan për miqtë, por Piotr Zielinski luajti rolin e Insinjes, Mertensit e Kajehonit, duke shënuar dy herë.

Dhjetë minuta para fundit ishte vetë Mertens që siguroi suksesin. A do të thotë kjo se Napoli i Ançelotit, ndryshe nga ai i Sarrit, do të jetë për titull?

As nuk mund të bëhet parashikim që tani, pasi dy javë janë shumë pak dhe kampionia Juventus e bën diferencën në fund, atëherë kur tregon se ka shumë më tepër alternativa sesa rivalët.

Gjithsesi, napolitanët kanë një formacion shumë të mirë, ku spikasin Hysaj, Kulibali, Mertens, Hamshik, Insinje apo Kajehon, ndërsa shpresohet që forcat t’i dalin për gjithë sezonin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!