Napoli nuk ndalon në merkato, “gjigantët” e Serie A vihen pas “yllit” skocez

schedule17:56 - 25 Gusht, 2024

schedule 17:56 - 25 Gusht, 2024

Vetëm një sezon i mjaftoi për të shkëlqyer në elitën e futbollit italian. Mesfushori skocez, Lewis Ferguson po bën mjaft mirë, tek “Emiljanët” e Bologna, me 24-vjeçarin, i cili është tashmë një ‘pikë kyçe’, në mesfushën e skuadrës, së Thiago Motta, duke “zgjuar” kështu edhe “interesimin” e shumë ekipeve të mëdha, të futbollit botëror.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, për “fantazistin” skocez interesohen kampionët në fuqi të Italisë, Napoli, me “Blutë” e Serie A, që në verë do të humbasin shërbimet e polakut, Piotr Zielinski dhe për vetëm 25 milionë euro, Ferguson duket të jetë zëvendësimi perfekt për “arkitektin” e mesfushës napoletane.

Ndërkaq, kujtojmë se Bologna siguroi shërbimet e skocezit, në verën e vitit 2023, për vetëm 2 milionë euro, nga skuadra e Aberdeen, me transferimin që rezultoi të ishte i duhur për 25-vjeçarin, i cili në 30 ndeshjes, mes Serie A e Coppa d’Italia ka arritur të shënojë 6 gola, si dhe të asistojë 5 herë shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al