Tre ditë pasi fitores ndaj Venezias, Milani rikthehet në fushën e blertë të ndeshet me Spezian, një skuadër që arriti të vendosë në vështirësi Juventusin javën e shkuar. Pioli në konferencën për shtyp në prag të kësaj transferte shpjegon se çfarë duhet për të arritur tek fitorja.
“Duhet të luajmë ndeshje serioze, me karakteristikat e Milanit, duke kërkuar të jemi skuadër që nga fillimi deri në fund. Do të hedhin në fushë formacionin më të mirë, duke ritheksuar se është i rëndësishëm ai që është në fushë që në fillim, por akoma më shumë ai që hyn gjatë lojës.
Bashkë me tifozët kemi më shumë energji, entuziazëm dhe përkrahje. Ndeshjet mund të komplikohen por me ndihmë dhe pozitivitet mund edhe të rregullohen. Jemi paraqitur mirë në shtëpi, por është vetëm fillimi. Nesër luajmë në transfertë, përballë një kundërshtari që meriton respekt.
Giroud dhe Calabria janë grumbulluar dhe janë në dispozicion të skuadrës. Po ashtu edhe Pellegri, që mund të na shërbejë. Florenzi do të mungojë në ndeshjen e nesërme.
Napoli nuk ka ndryshuar shumë, madje është përforcuar këtë sezon dhe nuk më çudit fakti që qëndrojnë në krye të renditjes. Atalanta nuk e nisi shumë mirë, por mbetet një skuadër favorite për pjesën e sipërme të renditjes.
Por jam shumë i kënaqur me skuadrën time, me organikën dhe cilësinë. I vetmi pishman është që si kam pasur të gjithë në dispozicion. A mund ta fitojë titullin ky Milan? Lojtarët e mi thonë se duan ta fitojnë. Jemi një skuadër e re, por po rritemi dita-ditës”, tha trajneri i Milanit, Stefano Pioli. /abcnews.al