Napoli nën gjurmët e Icardi-t

schedule18:00 - 5 Korrik, 2019

schedule 18:00 - 5 Korrik, 2019

Skuadra e Napolit i ofron Icardi-t një page prej 10 milionë euro neto në sezon. Bardhekaltërit kanë konkurrencën e Juventusit për shërbimet e 26-vjeçarit argjentinas.

Mauro Icardi është futbollisti që ka trazuar merkaton në futbollin italian. Problemet tek skuadra e Interit kanë dhënë një efekt zinxhir në merkaton e dy klubeve të tjera, Juventus dhe Napoli.

Corriere dello Sport i kushton një artikkul kalimit të argjentinasit tek skuadra e Napolit. Sipas të përditshmes italiane, skuadra bardhekaltër ka ndërhyrë në bisedimet mes Juventusit dhe klubit të Interit.  Presidenti i Napolit Aurelio de Laurentis i ka ofruar Mauro Icardit një pagë prej 10 milionë euro në sezon.

Një shifër më e lartë nga ajo që ofron Juventus. Icardi është një dëshirë e vjetër e numrit një të nënkampionëve të Serisë A pasi e kërkoi me ngulm në verën e vitti 2016 për të zëvendësuar Gonzalo Higuan, i cili u transferua tek skuadra e Juventusit.

Mediat italiane rapotojnë se për të arritur tek akordi me skuadrën italiane, drejtuesit e skuadrës së Napolit mund të përfshijnë në tratativa edhe kartonin e ndonjë futbollisti ku në skenë është shfaqur emri i mbrojtësit kuqezi Elseid Hysaj.

Klauzola e Mauro Icardit është 110 milionë euro, por rendimenti i ulët që tregoi në sezonin e kaluar me Interin e ka ulur ndjeshëm vlerën e kartonit dhe Inter mund të pranojë edhe një oferte prej 60 milionë euro që është edhe shifra ku është ndalur skuadra e Juventusit.

Largimi i Ikardi-t është i pashmangshëm nga skuadra e trajnerit Antonio Conte i cili ka vendosur veton për 26-vjeçarin dhe destinacioni i ri me shumë mundësi do të jetë sërish në Serie A./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!