Elseid Hysaj ka luajtur shumë mirë në ndeshjet e fundit. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, ia ka dalë të rifitojë një fanellë titulli me Napolin dhe ka pasur një rendimet pozitiv. Shkodrani ndodhet në vitin e fundit të kontratës, teksa agjenti i tij po punon për t’i gjetur një klub të ri.
Milani doli në skenë disa ditë më parë, po jo vetëm. Gjithsesi, situata e anësorit të djajthtë ka marrë një kthesë të papritur. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka ndërruar mendje dhe do t’i ofrojë rinovimin 27-vjeçarit.
Il Mattino raporton se Hysaj do e dëgjojë me interes propozimin e klubit dhe shanset për të vijuar aventurën napolitane janë shtuar shumë. Ekipi është një fitore pranë sigurimit të një bilete për në Champions League sezonin e ardhshëm. /abcnews.al