Interi barazoi kundër Napolit dhe pas ndeshjes foli zëvendëstrajneri Massimiliano Farris, i cili ishte në stol për shkak të pezullimit të trajnerit Simone Inzaghi. Farris fillimisht tha:
“Pjesa e dytë thotë shumë për vlerën e skuadrës sonë. Episodi i penalltisë na vendosi në vështirësi. Napoli me tifozët e tij na “vuri poshtë” dhe gjithashtu ata janë një ekip i madh”.
“Ne rifilluam lojën dhe u përpoqëm ta fitonim atë. Një pikë na “qëndron mirë”, dhe pse ka edhe disa pengje nga takimi. Të mos harrojmë që ne luajtëm derbin, ndërsa ata e patën gjithë javën për t’u përgatitur”.
“Dumfries? Kur ai mbëriti në Itali si një i huaj që nuk di gjuhën, direkt u etiketua se po haste në vështirësi. Ka mësuar përditë gjuhën dhe sidomos skemat, për të personalizuar lëvizjet e tij në fushë”.
“Lautaro Martinez? Talenti është aty dhe koha është në anën e tij, është viti 97. Ai e ka fituar këtë pozicion tek Interi. Ndër aftësitë e tij më të mira janë golat me akrobaci.
Ai duhet të përmirësojë njohuritë e tij me Erdin Dzeko, por koha është në anën e tij. Ai punon me vendosmëri të madhe, e ndjen fanellën dhe është një nga kapitenët tanë në fushë”, tha Farris. / abcnews.al