Antonio Konte e tha shumë mirë.
Stampa e titullit në fanelë rëndon si plumb, dhe Napoli duhet të jetë I përgatitur për atë që e pret këtë sezon.
Edhe pse ish-skuadra e Diego Armando Maradonës është e vetme në krye të Serisë A, dueli ndaj Pizës e tregoi qartë të ardhmen, ndonëse u luajt pikërisht në stadiumin me emrin e Perëndisë së futbollit.
Fitorja erdhi, porse 3-2 dhe me frikë deri në sekondat e fundit.
E vërteta është se kampionët ishin në epërsi gjatë gjithë kohës, fillimisht me golin nga Gilmër në 39’, të cilin e barazoi Nzola pasi kaloi një orë lojë.
Megjithatë, me një si Konte në stol nuk ka pushim apo dorëzim.
Leonardo Spinacola rigjeti avantazhin në 73’ dhe Lorenco Luka u duk se mbylli sfidën tetë minuta para fundit.
Sidoqoftë, Lorran në minutën e 91-të rihapi gjithçka dhe miqtë patën rast për të barazuar rezultatin në fund.
“La Gazeta delo Sport” vlerëson karakterin e të besuarve të Kontes: Napoli me forcë! Fitorja e katërt radhazi, në vend të parë me plus 2!”
Ja edhe e përditshmja napolitane, “Il Matino”: Napoli-Piza 3-2, vendosin Gilmor, Spinacola dhe Luka! Të Kaltrit me pikë të plota!
Skuadra e Kontes është e vetmja me pikë të plota 12, pas katër javëve të Serisë A, pas ndalesës së Juventusit me Veronën.
Gjithsesi, e diela sjell sfidën e madhe në “San Siro” ndaj kandidatit për titull, shtatë herë kampionit të Europës, Milanit./abcnews.al

