Napoli-Juventus: Gatusso dhe Sarri zgjedhin formacionet, Hysaj titullar!

schedule20:09 - 26 Janar, 2020

schedule 20:09 - 26 Janar, 2020

Napoli-Juventus është kryendeshja e javës 21 në Serie A. “Zonja e Vjetër” ka mundësinë të shkëputet edhe më shumë në krye të renditjes pas hapit fals të Interit dhe Lazios, që u ndalën në barazim në sfidat e tyre.

Gatusso dhe Sarri kanë zgjedhur titullarët e tyre për këtë sfidë. Meret është në portë për Napolin, ndërsa Hysaj, Manolas, Di Lorenzo dhe Mario Rui në mbrojtje. Fabian, Demme dhe Zielinski në mesfushë, ndërsa në sulm, rreshtohen Insigne, Milik dhe Callejon.

Juventusi përgjigjet me Szcezny në portë, ndërsa mbrojtja me katër përbëhet nga Alex Sandro, De Ligt, Bonucci dhe Cuardrado. Pjanic, Bentacur dhe Matuidi janë mesfushorët, ndërsa në sulm Ronaldo, Dybala dhe Higuain./abcnews.al