Napoli-Inter/ Kryendeshja e Serie A, njihuni me formacionet zyrtare

schedule19:48 - 6 Janar, 2020

schedule 19:48 - 6 Janar, 2020

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Napoli-Inter, që është dhe kryendeshja e javës 18 në Serie A. Zikaltërit e kanë humbur kreun e renditjes, që e ka marrë Juventusi provizorisht, dhe do të synojnë të mposhtin napolitanët dhe të rikthehen në krye. Përballë, qëndrojnë Gattuso dhe luftëtarët e tij.

Conte ka bërë disa ndryshime, në personel dhe jo skemë. Bastoni luan titullar në mbrojtje, ndërsa Biraghit i besohet nga minuta e parë në mesfushë. Ndërsa te Napoli, Hysaj është aktivizuar titullar nga Gattuso, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës, janë titullarët fiks të Gattusos./abcnews.al

Serie A, java 18
“Sao Paolo Stadium”, Napoli

NAPOLI – INTER  (20:45)

Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Candreva, Vecino, Brozovic, Gagliardini, Biraghi, Lukaku, Lautaro

Napoli: Meret, Hysaj, Di Lorenzo, Manolas, Rui, Fabian, Allan, Zielinski, Callejon, Insigne, Milik

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!